BE-ja hap dyert për vendet e Ballkanit, por me disa kushte

23:44 | 9 Mars 2017
Trina Galanxhi

Më shumë shtete të Ballkanit kanë gjasa të anëtarësohen në BE-së, nëse këto vende arrijnë të plotësojnë rrugën e reformave ekonomike dhe demokratike.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të qartë evropiane”, tha Jean-Claude Juncker, kreu i Komisionit Evropian, i cili është udhëheqës në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë , Bosnjes, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë në BE, transmeton portali arbresh.info.

Para dy viteve, Juncker deklaroi se BE-së nuk do t’i bashkohen vende të reja deri në fund të mandatit të tij, konkretisht deri në vitin 2019./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme