Shtetet e Bashkimit Evropian duhet të përdorin të gjitha opsionet e vaksinave kundër koronavirusit që janë në dispozicion për të luftuar pandeminë, tha të enjten (17 qershor) Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Sipas rregullatorit evropian, ende është shumë herët të thuhet nëse një lloj i veçantë i vaksinës është më i miri, shkruan AFP, transmeton REL.
Disa vende kanë kufizuar imunizimin me vaksinat e AstraZeneca-s dhe Johnson&Johnson për shkak të shqetësimeve të lidhura me mpiksjen e gjakut. Ato kryesisht po e zhvillojnë fushatën e imunizimit me vaksinat Pfizer dhe Moderna.
“Akoma jemi në pandemi dhe është shumë e rëndësishme që për luftimin e saj të përdorim gjitha mundësitë që kemi në dispozicion”, tha Marco Cavaleri, shefi i strategjisë së vaksinave të EMA-s, në një konferencë për media.
Eksperti i EMA-s shtoi se është “shumë e vështirë të thuhet” se cili lloj i teknologjisë me të cilën prodhohen vaksinat mund të rezultojë më i suksesshëm në të ardhmen. Sipas tij të gjitha vaksinat ekzistuese “tashmë kanë shpëtuar miliona jetë”.
EMA ka autorizuar për përdorim katër vaksina: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe J&J.
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...