Bashkimi Evropian duhet të mbështesë Turqinë për strehimin e më shumë se 4 milionë refugjatëve, deklaroi shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, transmeton Anadolu Agency (AA).
Borrell deklaratën e bëri pas vizitës në qendrën komanduese të operacionit Irini, iniciativa e BE-së për zbatimin e embargos së armëve të OKB-së për Libinë.
Lidhur me marrëveshjen e refugjatëve BE-Turqi, Borrell tha se emigracioni i paligjshëm u ndalua dhe shumë jetë u shpëtuan falë marrëveshjes.
“Kjo marrëveshje është akoma e vlefshme dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë”, shtoi ai. Duke nënvizuar se Turqia strehon më shumë se 4 milionë refugjatë, Borrell tha se BE-ja duhet të lehtësojë barrën e vendit.
“Pjesa më e madhe e fondeve të BE-së, sipas kësaj marrëveshjeje shkon direkt për emigrantët, jo për qeverinë turke”, potencoi ai. Më parë gjatë ditës së djeshme, Borrell u takua me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio dhe mbajti një konferencë për media.
“Lidhur me Turqinë, gjithashtu kemi një moment, një moment të mirë, pas bisedimeve të tyre eksploruese me Greqinë”, theksoi Borrell.
“Do t’ju paraqes një raport udhëheqësve të BE-së, ku do të përshkruaj tendencat aktuale dhe do të sugjeroj mënyrën për konsolidimin e një qëndrim konstruktiv ndërsa në të njëjtën kohë jam i gatshëm të marrë masa nëse është e nevojshme”, tha ai.
Borrell dhe Maio do të diskutojnë raportin me homologë të tjerë të BE-së gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, i cili do të mbahet të hënën.
Turqia ka qenë një pikë kyçe transiti për azilkërkuesit që synonin të mbërrinin në Evropë për të filluar një jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.
Turqia strehon gati 4 milionë refugjatë, më shumë se çdo vend tjetër në botë. Ankaraja thotë se deri më tani ka shpenzuar më shumë se 40 miliardë dollarë nga burimet e veta për refugjatët dhe ka theksuar se BE-ja duhet të bëjë më shumë për të ndarë barrën.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...