Bashkimi Evropian ka dërguar gjashtë helikopterë dhe tre aeroplanë zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.
Vapa e jashtëzakonshme ka pllakosur Maqedoninë e Veriut prej disa ditësh, duke shkaktuar zjarre të shumta. Ushtria dhe policia janë angazhuar në përpjekjet për shuarjen e zjarrit dhe vendi ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore, duke ndaluar hyrjen në pyje.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka shprehur mirënjohjen për vendet që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit. Rajoni i Ballkanit ka mbi një javë që po përjeton temperatura ekstreme.
Autoritetet në disa vende kanë lëshuar alarmet e nivelit më të lartë të temperaturave dhe u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë brenda. Zjarret u raportuan edhe në Bosnje dhe Hercegovinë./A2CNN
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...