BE-ja dënon sulmet kibernetike ruse që kishin cak Gjermaninë dhe Çekinë

22:58 | 3 Maj 2024
R J

Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij, së bashku me partnerët ndërkombëtarë, kanë dënuar me forcë fushatën keqdashëse kibernetike të kryer nga Aktori i Kërcënimeve të Avancuara 28 (APT28), të kontrolluar nga Rusia kundër Gjermanisë dhe Çekisë.

Kështu bën me dije Këshilli Evropian në faqen e tij zyrtare, njofton Klankosova.tv.

Sot, Gjermania ka ndarë publikisht vlerësimin e saj për kompromentimin e APT28 të llogarive të ndryshme të postës elektronike të ekzekutivit të Partisë Social Demokrate Gjermane,

Në të njëjtën kohë, Çekia njoftoi se institucionet e saj kanë qenë objektiv i kësaj fushate kibernetike.

Institucionet shtetërore, agjencitë dhe entitetet në shtetet anëtare, duke përfshirë Poloninë, Lituaninë, Sllovakinë dhe Suedinë kanë qenë në shënjestër të të njëjtit aktor kërcënimi më parë.

Në vitin 2020, BE-ja vendosi sanksione ndaj individëve dhe subjekteve përgjegjëse për sulmet APT28 që synonin Parlamentin Federal Gjerman në 2015.

Fushata keqdashëse kibernetike tregon modelin e vazhdueshëm të sjelljes së papërgjegjshme të Rusisë në hapësirën kibernetike, duke synuar institucionet demokratike, entitetet qeveritare dhe ofruesit e infrastrukturës kritike në të gjithë Bashkimin Evropian dhe më gjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme