Deklaratat e përsëritura të presidentit të Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, se do të shpallë shkëputjen e entitetit, janë dënuar nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe nga Bashkimi Evropian.
“BE-ja fuqishëm dënon retorikën secesioniste, dhe këtë ua kemi bërë të qartë të gjithë bashkëbiseduesve në Bosnje e Hercegovinë”, ka thënë një burim diplomatik i BE-së për REL.
Ky burim, duke iu referuar deklaratës së fundit të udhëheqësit serb në Bosnje e Hercegovinë, ka thënë se “Dodik tashmë është mjaft i izoluar dhe vetëm kërkon vëmendje”.
“Të gjitha llojet e deklaratave të kohëpaskohshme nga Dodik realisht nuk meritojnë as të komentohen. Ai në BE nuk ka miq, ndoshta një, por e di vet shumë mirë se deklaratat për pavarësinë e Republika Sërpskas janë të pakuptimta, sepse një entitet i tillë do të ishte tërësisht i izoluar politikisht dhe ekonomikisht, dhe do të sillte vetëm më shumë vuajtje për qytetarët”, ka thënë ky burim diplomatik i BE-së.
“Dodik tashmë është mjaft i izoluar, dhe ai me deklarata të tilla bën përpjekjet e një të dëshpëruari për të marrë më shumë vëmendje dhe për të rritur rëndësinë e tij”, ka thënë ky burim.
Lidhur me deklaratat që vijnë për mundësinë e shkëputjes së entitetit Republika Sërpska nga Bosnja e Hercegovina, në BE rikujtojnë se fuqishëm mbështesin unitetin, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnje e Hercegovinës. Ky shtet pritet që në muajin mars, varësisht nga përmbushja e disa kritereve, të pranojë vendimin e BE-së për nisjen e negociatave të anëtarësimit.
Burimet e BE-së rikujtojnë edhe konkluzionet e fundit, që për Bosnje e Hercegovinën ishin miratuar në takimin e Këshillit të BE-së, në kuadër të paketës së zgjerimit, ku ishte shprehur shqetësim për retorikën secesioniste dhe ishin paralajmëruar pasoja.
“Këshilli është seriozisht i shqetësuar për nismat ligjore në entitetin Republika Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, të cilat janë në kundërshtim me rrugën evropiane të Bosnje e Hercegovinës, përfshirë edhe retorikën secesioniste dhe vënien në dyshim të rendit kushtetues të vendit”, thuhej në qëndrimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së.
“Sovraniteti, integriteti territorial, rendi kushtetues, përfshirë edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Bosnje e Hercegovinës, duhet të respektohen. Cilido veprim që shkon kundër këtyre parimeve do të ketë pasoja serioze”, është thënë në qëndrimin e BE-së, të shprehur në këto konkluzione, kurse qëndrimin e njëjtë BE-ja vazhdon ta ketë edhe tash.
Diplomatët në BE shprehin shqetësim edhe për vazhdimin e ndikimit të Rusisë në Bosnje e Hercegovinë, sidomos në entitetin Republika Sërpska, të cilit i është bërë thirrje, sikur tërë Bosnje e Hercegovinës si shtet, të zbatojë në tërësi vendimin për mbështetjen e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë