Bashkimi Evropian bëri thirrje që Izraeli të heqë dorë nga vendimi për anulimin e lejes së punës për përgjegjësin e Organizatës Human Rights Watch (HRW) për Palestinën dhe Izraelin, Omar Shakir dhe për vendimin që ai të largohet nga ky vend brenda dy javësh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Shërbimi i Marrëdhënieve të Jashtme të BE-së, thuhet se Izraeli ka dhënë afat 14 ditor që përgjegjësi i Zyrës së HRW-së për Palestinë dhe Izrael të largohet nga vendi, duke kërkuar që Izraeli të heqë dorë nga ky vendim.
Leja e Punës së përgjegjësit të HRW-së për Palestinë dhe Izrael, Shakir ishte anuluar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Izraelit dhe ishte kërkuar që ai të largohet nga vendi brenda dy javësh.
Izraeli ka anuluar lejen e punës së shtetasit amerikan me prejardhje irakiane Shakir, me pretendimin se ai “zhvillonte aktivitete kundër Izraelit”.
Ndërsa zv/drejtori përgjegjës për programe të HRW-së, Iain Levine tha se organizata po përballet për herë të parë me një situatë të tillë në Izrael.
“Ky rast është vetëm një nga shembujt të cilët po përjetohen gjatë kohëve të fundit në lidhje me intolerancën e cila po rritet vazhdimisht ndaj atyre të cilët kritikojnë regjistrin për të drejtat e njeriut në Izrael”, tha Levine.
Qeveria e Tel Avivit edhe vitin e kaluar refuzoi lejen e punës së Shakirit dhe pas kritikave të qeverisë së SHBA-ve në muajin prill të vitit 2017 i dha leje pune një vjeçare.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...