Bashkimi Evropian paraqiti dje një projekt të hollësishëm, që lidhet me vënien në zbatim të 5,5 miliardë euro në vit investime për mbrojtjen evropiane, në një kontekst më të favorshëm se kurrë, shënuar nga Brexit-i dhe dyshimet në lidhje me angazhimin e SHBA-së ndaj Evropës.
“Në planin politik, ajo që ne mund të bëjmë është të mbështesim miqtë tanë amerikanë të vijojnë angazhimin e tyre në skenën botërore”, deklaroi shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, duke prezantuar propozimet e Komisionit Evropian.
Por ekzekutivi evropian vlerësoi se është koha që BE-ja të forcojë pavarësinë e saj strategjike duke iu referuar Kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila së fundmi iu drejtua evropianëve për të marrë në dorë të ardhmen e tyre.
“Përveç bashkëpunimit tonë me NATO-n, ne duhet të bëjmë më shumë dhe të japim më të mirën për veten tonë”, argumentoi komisioneri për Investimet, Jyrki Katainen, duke shpjeguar se Brukseli do të ndihmonte vendet evropiane të shpenzonin në mënyrën më efikase paratë e tatimpaguesve në planin e mbrojtjes.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...