Komisioni Evropian i është përgjigjur fushatës kundër emigracionit të qeverisë hungareze, e cila fajëson Brukselin se për qëllimet e veta lejon refugjatë në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).
Javën e kaluar, qeveria hungareze paraqiti një fushatë të re publike reklamuese me postera nën sloganin “Edhe ju keni të drejtë të dini se çfarë po planifikon Brukseli”.
Përveç kësaj, kryeministri hungarez, Viktor Orban, në një letër paralajmëroi qytetarët e BE-së se Brukseli dëshiron të thyej rezistencën e vendeve që ishin kundër emigracionit dhe se po kërcënonte sigurinë e Hungarisë.
“Komisioni Evropian pajtohet, qytetarët e meritojnë ta dinë të vërtetën për atë që BE-ja po bën”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.
Komisioni shtoi se fushata e Budapestit e shtrembëron të vërtetën dhe se përpiqet të “pikturoj një pamje të errët të një komploti të fshehtë për të nxitur më shumë migrim në Evropë”.
“E vërteta është se nuk ka komplot”, tha Komisioni.
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4