“Kjo varet nga rrethanat. Autoritetet greke duhet të vendosin dhe të bëjnë hapin e duhur”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer
Kryezëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, tha se rrethanat do të përcaktojnë nëse është e ligjshme që Greqia të përdorë plumba plastike kundër refugjatëve.
“Kjo varet nga rrethanat. Autoritetet greke duhet të vendosin dhe të bëjnë hapin e duhur”, tha Mamer në konferencën ditore për media, i pyetur se “A është e ligjshme sipas së drejtës së BE-së që Greqia të përdorë plumba plastike kundër refugjatëve?”.
Mamer tha se situata në kufirin e Greqisë është shumë e vështirë.
“Ne presim që autoritetet greke edhe t’i mbrojnë kufijtë, por edhe këtë ta bëjnë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Autoritetet greke janë në një situatë të ndërlikuar dhe të vështirë”, shtoi Mamer.
Javën e kaluar, zyrtarët turq njoftuan se nuk do t’i ndalojnë më refugjatët që duan të shkojnë në Evropë.
Që atëherë, mijëra refugjatë janë mbledhur përgjatë kufijve me Greqinë dhe Bullgarinë, me qëllimin për të mbërritur në vendet evropiane.
Vendimi i Turqisë erdhi pasi 34 ushtarë turq u martirizuan nga forcat e regjimit të Bashar al-Asadit në Idlib të Sirisë javën e kaluar.
Ushtarët turq ishin në detyrë për të mbrojtur civilët lokalë nën një marrëveshje të vitit 2018 me Rusinë, sipas së cilës aktet e agresionit janë të ndaluara në rajon.
Turqia, e cila tashmë strehon rreth 3,7 milionë emigrantë sirianë, më shumë se çdo vend në botë, thotë se nuk mund të absorbojë një valë tjetër refugjatësh.
Ankaraja është ankuar vazhdimisht se Evropa nuk ka arritur t’i mbajë premtimet e saj në bazë të marrëveshjes BE-Turqi 2016 për të ndihmuar emigrantët dhe për të frenuar valët e mëtejshme të migrimit./AA
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...