Shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë kërkuar nga Irani që t’i përmbahet marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, ose do të përballet me sanksione.
Të tre vendet dhe Mogherini shprehen shqetësime në lidhje me vendimin e Iranit për të rifilluar pasurimin e uraniumit të shkallës së ulët në uzinën e tij nëntokësore Fordoë, duke thënë se masa ishte në kundërshtim me marrëveshjen, transmeton portali arbresh.info
“Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për të marrë në konsideratë të gjithë mekanizmat, përfshirë edhe atë të zgjidhjes së së mosmarrëveshjeve, për të zgjidhur çështjet që lidhen me zbatimin e Iranit të angazhimeve të saj JCPOA,” thanë ata, duke iu referuar marrëveshjes me emrin e saj zyrtar./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...