Komisioni i BE-së gjobit Apple për abuzim në treg. Apple njoftoi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër dënimit.
Komisioni i BE-së ka vendosur një gjobë prej 1.8 miliard eurosh për gjigantin e teknologjisë Apple. Kompania amerikane ka abuzuar me pozicionin e saj dominues në treg duke shitur aplikacione transmetimi të muzikës për përdoruesit e iPhone dhe iPad përmes dyqanit të saj digjital të aplikacioneve, njoftoi autoriteti i Brukselit.
Sipas Komisionit, Apple ndalon ofruesit e tjerë të transmetimit muzikor që të shesin abonime në iPhone dhe iPad: kështu ata nuk lejohen të japin informacion për çmimet, ose të përfshijnë lidhje me faqet e internetit përmes të cilave mund të merret një abonim. “Kjo është e paligjshme sipas rregullave të BE-së,” argumentoi Komisioni.
Menjëherë pas njoftimit Apple njoftoi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër dënimit. Sipas avokatëve të Apple, Komisioni i BE-së nuk ka paraqitur asnjë dëshmi të besueshme për dëmtimin e konsumatorëve./dw/
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...