Punëdhënësit bullgarë në sektorin privat vitin e kaluar kanë dhënë pagën më të ulët në raport me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, me vetëm 3,80 € për orë, ndërsa në pozitën udhëheqëse janë danezët me 42 euro, sipas një sondazhi të agjencisë gjermane Destatis.
Sipas anketës, kostoja e punës në Bullgari, megjithatë, vitin e kaluar ishte për 2.8 për qind më e lartë se sa në vitin 2013.
Pak para bullgarëve janë rumunët, ku një orë pune paguhet 4,8 €, pastaj vjen Lituania me 6,60€, Letonia 7,0 €, dhe Hungaria me 7.8 euro për orë, transmeton arbresh.info.
Portali CDM kujton se kostoja mesatare e punës për orë në të gjithë BE-në arrin në 24,40 €.
Punëdhënësit në sektorin privat gjerman paguajnë rreth 31,80€ në orë, gjë e cila ka bërë që vendi të renditet i teti në mesin e 28 shteteve anëtare të BE-së sipas pagesës për fuqinë punëtore./arbresh.info/
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...