Përfaqësuesi i Lartë i BE –së për Politikën e Jashtme Josep Borrell ka theksuar se BE do të vendosë pesë kritere të reja në lidhje me kontaktet me regjimin taleban.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Borrell ka bërë me dije se kontaktet do të ishin operacionale dhe “jo një hap i parë” drejt njohjes së talebanëve.
Në një deklaratë pas një diskutimi në Këshillin joformal të Punëve të Jashtme në Slloveni, Borrell tha se kontaktet me talebanët do të varen nga: pajtueshmëria me zotimin për të mos lejuar Afganistanin të bëhet një strehë për organizatat terroriste ndërkombëtare.
Respektimi i të drejtave të njeriut, të drejtat e grave , liria e shtypit dhe sundimi i ligjit; formimi i një qeverie me bazë të gjerë; respektimi i procedurave të humanitar largimit nga vendi.
Gjithashtu Borrell ka njoftuar se do të kishte një prani diplomatike të BE –së, në Kabul sapo të lejojnë kushtet e sigurisë dhe që BE do të koordinojë një nismë me vendet në kufi me Afganistanin, me qëllimin kryesor “menaxhimin e fluksit të popullsisë”, por edhe luftën kundër terrorizmit dhe trafikut të drogës dhe njerëzve.
Iniciativa u bazua në një propozim të përbashkët nga Franca dhe Gjermania. Lidhur me largimin e afganëve ende në Afganistan, Përfaqësuesi i Lartë tha se ai do të varet nga lëshimi i vizave nga shtetet anëtare, “vullnetarisht dhe individualisht”, duke shtuar se askush nuk dëshiron një përsëritje të krizës së refugjatëve të vitit 2015 në Evropë.
Ndërkohë ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas ka thënë se janë gati të kenë përsëri një prani diplomatike në Kabul” dhe për të “shkrirë” ndihmën për zhvillim, e cila u pezullua pas pushtimit të saj./lajmi.net/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës