Ministria franceze e Financave bëri sot të ditur se qeveritë e Bashkimit Europian, të cilat kishin afat deri në fund të korrikut për të përzgjedhur një kandidat në krye të FMN-së, ende nuk kanë rënë dakord për një emër për të pasuar Christine Lagarde.
‘’Në këtë fazë, megjithëse disa kandidatë kanë siguruar më shumë mbështetje sesa të tjerët, nuk ka ende konsensus të plotë për një emër konkret’’, thuhet në komunikatën e Ministrisë.
Pesë kandidatë janë në garë, dy nga shtetet e Jugut, ministrja spanjolle e Financave, Nadia Calvino dhe homologu i saj portugez, Mario Centeno, gjithashtu president i Eurogrupit, dy të tjerë për pjesën e Veriut, holandezi Jeroen Dijsselbloem dhe guvernatori i bankës së Finlandës, Olli Rehn si dhe një kandidate e shteteve të Lindjes, bullgarja Kristalina Georgieva, aktualisht numri dy i Bankës Botërore./atsh
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...