Bashkimi Evropian e ka vlerësuar si një përparim të madh marrëveshjen e arritur mes Këshillit të Përkohshëm Ushtarak dhe Aleancës “Forcat për Ndryshim dhe Liri” në Sudan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini thuhet se është një përparim i madh marrëveshja e arritur si rezultat i negociatave.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se është e rëndësishme që të gjitha palët të zbatojnë marrëveshjen, e cila është arritur “me qëllim të mirë” dhe bëhet thirrje për krijimin sa më parë të një qeverie civile që do të mund të ndërtojë paqen dhe të sigurojë zhvillimin ekonomik në një kohë të shkurtër.
Në Sudan, qeveria ushtarake dhe opozita civile ranë dakord mbi “rotacionin e presidencës” gjatë procesit të tranzicionit.
Pas negociatave të drejtpërdrejta, të cilat rifilluan tre ditë më parë nën kujdesin e BE-së, palët ranë dakord në ndarjen e pushtetit me rotacion gjatë gjithë procesit të tranzicionit deri në mbajtjen e zgjedhjeve.
Sahin deklarohet para ndeshjes me Realin, flet edhe për fant...
Maqedonci: Nuk do të lejojë që dikush tjetër pos meje të jet...
Neymar rikthehet në fushën e blertë pas 370 ditësh
Rama fton të rinjtë “kurajozë” në PS: Politika, ...
Mustafa: LDK-ja do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse...
SHBA, ndihmë e re ushtarake prej 400 milionë dollarësh për U...