“BE duhet të ndërhynte ndaj gënjeshtrave të mbështetësve të Brexit-it”

19:51 | 7 Maj 2019
Arbresh.info

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në lidhje me referendumin për Brexit-in të Britanisë në vitin 2016 tha se mos ndërhyrja e BE-së ishte gabim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Juncker, në një konferencë në Bruksel pasi e ka cilësuar gabim heshtjen e tij përpara referendumit të Brexit-it, tha se institucionet e BE-së zbatuan paralajmërimin “mos ndërhyni në punët tona të brendshme” të bërë nga kryeministri britanik i asaj periudhe, David Cameron.

“Mos ndërhyrja e BE-së ishte gabim, sepse vetëm ne mund t’i rregullonim gënjeshtrat që përhapën (separatistët)”, tha Juncker duke bërë autokritikë në lidhje me referendumin për Brexit-in të mbajtur në vitin 2016 në Britani.

Juncker, ndër të tjera tërhoqi vëmendjen se luftërat tregtare mes SHBA dhe Kinës kanë një ndikim negativ në ekonominë globale.

Ai theksoi se “Problemet ekonomike me të cilat ballafaqohet bota duhet të lexohen kryesisht përmes luftërave tregtare mes SHBA dhe Kinës. Nëse investitorët nuk besojnë që ky problem do të zgjidhet në afat të shkurtër, oreksi për investime në të dy anët e Atlantikut do të dobësohet”.

“Unë nuk mendoj se ne mund t’i besojmë presidentit të SHBA-ve në marrëdhëniet tregtare mes SHBA-ve dhe BE-së,” tha Juncker, duke kritikuar presidentin e amerikan, Donald Trump.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme