BE do të investojë 3,3 miliardë dollarë në programin Erasmus+ në 2020

23:47 | 5 Nëntor 2019
Arbresh.info

Bashkimi Evropian do të sigurojë një buxhet të parashikuar prej mbi 3 miliardë euro (3,3 miliardë dollarë) për programin Erasmus+ në vitin 2020, me një rritje prej 12 për qind krahasuar me vitin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Fondi i ri do të sigurojë më shumë mundësi për evropianët e rinj për të studiuar, trajnuar ose fituar përvojë profesionale jashtë vendit, sipas një deklarate të Komisionit Evropian.

“Për më tepër, BE synon të krijojë 35.000 mundësi për studentët dhe stafin afrikan që të marrin pjesë në program, si pjesë e Aleancës Afrikë-Evropë për Investime të Qëndrueshme dhe Punë”, thuhet në deklaratë.

Erasmus+ është programi i BE-së për mobilitet dhe bashkëpunim transnacional në fushat e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit për periudhën 2014-2020.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme