Kryeministri italian Giuseppe Conte ka kërkuar nga BE-ja të mos bëjë gabime tragjike në menaxhimin e krizës së koronavirusit, duke paralajmëruar, që nëse ndodhë kjo tërë projekti i BE-së e humbë arsyen e ekzistencës.
Në një intervistë të botuar nga gazeta italiane Il Sole 24 Ore , Conte tha se pandemia e koronavirusit mund të “shkatërrojë” ekonominë evropiane, transmeton portali arbresh.info.
“Mos bërja asgjë do t’u linte fëmijëve tanë barrën e një ekonomie të shkatërruar,” tha Conte.
“Ne duam të jemi në krye të detyrës. Prandaj, le të fillojmë një plan të shkëlqyeshëm evropian për Rigjenerim dhe Riinvestim, që do të mbështesë tërë ekonominë evropiane”.
Kryeministri italian tha se kishte patur “më shumë sesa një mosmarrëveshje, një konfrontim të fortë dhe të sinqertë” mes tij dhe kancelares gjermane Angela Merkel gjatë Këshillit të BE të enjten, e cila u mbajt gjatë konferencës me video për shkak të pandemisë.
“Ne po jetojmë një krizë që ka shkaktuar një numër të madh viktimash në mesin e bashkëqytetarëve tanë dhe po shkakton një recesion të madh ekonomik”, tha Conte.
“Unë përfaqësoj një vend që po vuan shumë. Nuk mund të lejoj të luaj me kohë”, shtoi ai, pasi Italia ka regjistruar mbi 9,000 vdekje që kur pandemia goditi vendin.
“Në Itali, por edhe në vendet e tjera anëtare, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç të marrim vendime tragjike”.
Conte u dha një paralajmërim të ashpër udhëheqësve të tij të BE: “Ne duhet të shmangim bërjen e zgjedhjeve të tilla tragjike në Evropë. Nëse Evropa nuk e tregon veten se i bindet kësaj detyre, i gjithë projekti evropian rrezikon të humbasë raison d’être në sytë e qytetarëve tanë”./arbresh.info/
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...