Bashkimi Evropian (BE) do të fillojë zbatimin e masave të përhershme për të mbrojtur sektorin e çelikut nga efektet e vendimit të detyrimeve doganore shtesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Evropian ka njoftuar se që nga 2 shkurti do të zbatojë masat e përhershme për të mbrojtur prodhuesit në Evropë nga importet e çelikut si rezultat i taksave të vendosura nga SHBA-ja.
Sipas kësaj, nëse importi i produkteve të çelikut në 26 kategori të ndryshme tejkalon mesataren e 3 viteve të fundit, BE-ja me sistemin e kuotave do të vendosë në zbatim tarifën doganore me 25 për qind shtesë.
Masa e përhershme të BE-së që synojnë mbrojtjen e sektorit të çelikut do të vazhdojë deri në korrik të vitit 2021.
BE-ja për të mbrojtur industrinë e çelikut nga efektet e zbatimit të detyrimeve shtesë doganore të SHBA-ve në korrik nisi përkohësisht vendimin për të aplikuar taksën shtesë doganore në rast se importet e kategorive të ndryshme tejkalojnë nivelet tradicionale.
Ndër të tjera bëhet e ditur se masa e përkohshme në fjalë do të përfundojë në shkurt.
Kina, Rusia, India, Koreja e Jugut, Ukraina dhe Turqia, janë në mesin e vendeve që eksportojnë më shumë çelik në BE.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...