Google ADS

BE dhe Japonia nënshkruajnë marrëveshje për tregti të lirë

14:22 | 17 Korrik 2018
Arbresh.info
Bashkimi Evropian dhe Japonia kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare të martën, të cilën zyrtarët e kanë cilësuar si “mesazh të qartë” kundër proteksionizmit, derisa Uashingtoni ka vendosur tarifa dhe ka kërcënuar me luftë tregtare, transmeton AFP.
 Marrëveshja e nënshkruar në Tokio nga zyrtarët e lartë të BE-së dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe përbën paktin më të madh të negociuar nga Bashkimi Evropian dhe krijon një zonë të lirë që mbulon gati një të tretën e GDP-së botërore.

“Jemi duke dërguar mesazh të qartë se ne qëndrojmë të bashkuar kundër proteksionizmit”, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Duke nënshkruar këtë pakt jemi duke krijuar një deklaratë për tregti të lirë e të drejtë dhe jemi duke treguar se jemi më të fuqishëm kur punojnë së bashku”, ka thënë Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Kjo marrëveshje është nënshkruar pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të vënë tarifa ndaj aleatëve kyçë.

Bashkimi Evropian dhe Japonia janë goditur me tarifa të reja, pavarësisht bashkëpunimit afatgjatë me Uashingtonin.

Kryeministri japonez, Abe ka thënë se marrëveshje “i tregon botës përkushtimin e palëkundur politik të Japonisë dhe BE-së, për të udhëhequr botën në aspektin e tregtisë së lirë, në kohën kur është shpërndarë proteksionizmi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme