Bashkimi Evropian dhe Greqia kanë arritur marrëveshje mbi një plan të përbashkët që parasheh qendër pritjeje të re për migrantët në ishullin grek Lesbos, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga Komisioni Evropian, palët nënshkruan protokoll mbi çështjet si ndërtimi i qendrës, menaxhimi i emigrantëve që vijnë në ishull, zhvillimi i procedurave të azilit dhe të kthimit pa gabime dhe masat e adaptimit, kushtet e pranimit në përputhje me ligjet e BE-së, trajnimi i stafit për të punuar në qendër.
Marrëveshja cilësohet si një hap i rëndësishëm pasi kampi Moria në këtë ishull u përfshi nga një zjarr në shtator dhe u bë e papërdorshme.
Qendra pritet të hapet deri në shtator të vitit 2021. BE-ja i kishte siguruar 121 milionë euro Greqisë për të ngritur tre qendra më të vogla në tre ishuj të tjerë, Samos, Kos dhe Leros. Njësoj edhe këto qendra pritet të hapen në shtator të vitit 2021.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...