BE dhe dhjetëra vende të tjera i këkrojnë Rusisë të tërhiqet nga Zaporizhzhia

07:19 | 15 Gusht 2022
A. B.

Dhjetëra vende si dhe BE-ja kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse nga centrali bërthamor i pushtuar në Zaporizhzhia, Ukrainë.

“Stacionimi i personelit ushtarak dhe armëve ruse në objektin bërthamor është i papranueshëm”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga SHBA, Britania, Kanadaja, Australia, Japonia dhe Zelanda e Re mes 41 vendeve.

“Dislokimi i personelit ushtarak dhe armatimit rus në objektin bërthamor është i papranueshëm dhe shpërfill sigurinë dhe parimet që të gjithë anëtarët e IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) janë zotuar t’i respektojnë”, tha grupi në një deklaratë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme