Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian “mbeten të ndara për çështje themelore”, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Duke folur në një konferencë për media në Bruksel në ditën e mbylljes së takimit të Këshillit të BE-së, Von der Leyen tha se ekipet negociuese nga të dyja palët po punojnë për këto mospajtime.
“Ne u kemi bërë të qartë në mënyrë të përsëritur partnerëve tanë të Mbretërisë së Bashkuar se parimi i konkurrencës së ndershme është një parakusht për hyrjen e privilegjuar në tregun e BE-së”, tha Von der Leyen.
“Ne do të vendosim të dielën nëse kemi kushtet për një marrëveshje apo jo”, tha ajo.
Vërejtjet e presidentes së KE-së erdhën përpara afatit të dielën, i cili u ra dakord të mërkurën në mbrëmje në një takim me kryeministrin britanik, Boris Johnson në Bruksel.
“Në një mënyrë ose në një tjetër, në më pak se tre javë, do të jenë fillime të reja për miqtë e vjetër”, shtoi Von der Leyen.
Të dielën, Britania e Madhe dhe BE-ja do të vendosin nëse do të arrihet marrëveshje për vazhdimin e punës për një marrëveshje tregtare pas Brexit-it ose përfundimin e bisedimeve.
Mosmarrëveshjet kryesore janë rreth asaj se sa nga rregullat e BE-së do të ndjekë Britania pas periudhës së tranzicionit dhe si do të zbatohet çdo marrëveshje dhe do të zgjidhen mosmarrëveshjet si dhe të drejtat e peshkimit në ujërat e Britanisë.
Johnson të enjten mbrëma deklaroi se ekziston një “mundësi e madhe” e mosmarrëveshjes tregtare me BE-në.
Ai tha se ra dakord me ministrat se “marrëveshja në tryezë nuk është e duhur për momentin për Britaninë e Madhe”, duke shtuar se ai i tha kabinetit që të bëhej gati për një dalje pa marrëveshje.
“Ata kanë rikthyer idenë e kësaj ekuivalence midis Britanisë dhe BE-së që në thelb do të thotë se çfarëdo ligjesh të reja që ata sjellin ne do të duhet të ndjekim ose përndryshe do të përballemi me dënime, sanksione, tarifa ose çfarëdo tjetër”, tha Johnson.
Marrëveshja tregtare duhet të finalizohet dhe ratifikohet nëse palët bien dakord para se të mbarojë periudha e tranzicionit për të shmangur kaosin për bizneset.
Britania e Madhe u largua nga BE-ja në fund të janarit, por periudha e tranzicionit për t’u lejuar palët të punojnë për një marrëveshje tregtare u shtynë deri në fund të vitit.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok