Bashkimi Evropian (BE) dhe Britania e Madhe kanë reaguar kundër planit të Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve të reja hebreje në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
BE thekson se plani i Izraelit për ndërtimin e më shumë se 2 mijë banesave të reja në Bregun Perëndimor rrezikon zgjidhjen me dy shtete.
Në një deklaratë me shkrim, Shërbimi për Marrëdhënie të Jashtme i BE-së (EEAS) reagoi ndaj planit të zyrtarëve të Izraelit për ndërtimin e më shumë se 2 mijë banesave të reja në Bregun Perëndimor. Sipas EEAS-së në rast se ky plan zbatohet, zgjidhja me dy shtete do të hyjë në rrezik.
Duke u theksuar se BE-ja kundërshton “në mënyrë të fuqishme” politikën e Izraelit për vendbanime, në deklaratë thuhet se kjo politikë shkel të drejtën ndërkombëtare.
Në deklaratë thuhet se BE-ja do të vazhdojë dialogun me të gjitha palët dhe se do të përpiqet për rifillimin e negociatave për zgjidhjen me dy shtete.
Gjithashtu dhe ministri britanik për Lindjen e Mesme, Alistair Burt, ka dënuar planin e Izraelit për ndërtimin e banesave të reja në Bregun Perëndimor.
Në një deklaratë me shkrim, Burt është shprehur se, “Plani i Izraelit për ndërtimin e një mijë banesave në Bregun Perëndimor dhe bërja e tenderit për 1 mijë e 100 banesa gjatë javës së kaluar, është vazhdim i politikave të dënuara në mënyrë ndërkombëtare. Sot edhe Britania e Madhe i bashkohet dënimit”.
“Vendbanimet janë të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare dhe janë një prej pengesave përpara zgjidhjes me dy shtete. Iu bëj thirrje Izraelit që t’i ndalë veprimet e tilla të cilat mund të pengojnë në arritjen e qëllimit dhe të gjithë palëve që të ulin tensionet aktuale dhe të rrisin përpjekjet për formimin e një mjedisi të përshtatshëm për një zgjidhje të përhershme”, thuhet në deklaratë.
Aktivitetet për vendbanime të paligjshme hebreje të Izraelit
Në Bregun Perëndimor, i cili po mbahet nën pushtim të Izraelit që nga viti 1967 e deri më tani, janë vendosur 131 vendbanime, në Kudsin Lindor 10, dhe në rajonet në kodra të Bregut Perëndimor 116 vendbanime.
Në vendbanimet në Bregun Perëndimor banojnë rreth 500 mijë, kurse në Kudsin Lindor 220 mijë kolonë. Ndërkaq thuhet se Izraeli synon që të rrisë numrin e kolonëve në Bregun Perëndimor dhe që ky numër për një kohë të shkurtër të arrijë në 1 milion.
Sipas të së drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet hebreje në tokat e Palestinës nën pushtim vlerësohen si të paligjshme.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...