Bashkimi Evropian (BE) dënoi sot ashpër sulmin me thikë në Finlandë, ku dy persona gjetën vdekjen dhe gjashtë të tjerë morën lëndime, deklaroi presidenti i Komisionit Evropian Jean Claud- Juncker.
“Me shqetësim të madh mora lajmin për sulmin e dhunshëm në Turku, në Finlandë. E dënojmë ashpër sulmin që ka ndodhur 24 orë pas tmerrit në Spanjë”, ka thënë ai.
Presidenti i Komisionit Evropian ka shprehur solidaritet me popullin finlandez dhe kryeministrin Juhi Sipili.
Ndryshe, policia finlandeze ka arrestuar të dyshuarin kryesor për sulm dhe është në kërkim edhe për sulmues të tjerë të mundshëm, transmeton kp.
Tash për tash nuk dihet motivi i sulmit, i cili ka ndodhur pas sulmeve terroriste në Barcelonë dhe Cambrils në Spanjë, ku 14 persona u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën.
Përgjegjësinë për sulmin në Barcelonë e ka marrë Shteti Islam.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...