Bashkimi Europian u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kazakistan që të tregojnë përmbajtje dhe përgjegjësi mes tensioneve në rritje për shkak të rritjes së çmimit të gazit.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë të interesuarve që të veprojnë me përgjegjësi dhe përmbajtje dhe të përmbahen nga veprimet që mund të dërgojnë në një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës”, tha Nabila Massrali, zëdhënësja e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, në një deklaratë me shkrim, shkruan Anadoly Agency, transmeton portal arbresh.info
Nga njëra anë, BE-ja u bëri thirrje autoriteteve kazake që të respektojnë të drejtën themelore të protestave paqësore dhe parimin e proporcionalitetit kur mbrojnë interesat e tyre legjitime të sigurisë.
Ndërkaq, blloku u ka bërë thirrje edhe protestuesve që të shmangin dhunën duke njohur të drejtën e tyre për demostrata paqësore.
“Bashkimi Europian inkurajon një zgjidhje paqësore të situatës përmes dialogut gjithëpërfshirës me të gjitha palët e interesuara dhe respektimit të të drejtave themelore të qytetarëve”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se blloku po ndjek nga afër zhvillimet në Kazakistan.
Protesta ka filluar nga drejtuesit e automjeteve në qytetin Zhanaozen, të cilën kanë kundërshtuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe gazit të dielën, e cila shpejt u shndërrua në protesta masive në të gjithë vendin.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Kazakistanit, më shumë se 200 persona u arrestuan për prishje të rendit publik pasi 37 automjete policie u dëmtuan dhe 95 oficerë u plagosën gjatë protestave.
Në përgjigje të protestave masive, qeveria vendosi që për 180 ditë të vendosë kontrolle të çmimeve të energjisë, gazit, benzinës, karburantit dizel dhe produkteve ushqimore bazë./AA/arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...