Bashkimi Evropian (BE) bëri thirrje për ndalimin e të gjitha sulmeve kundrejt civilëve në qytetin Idlib të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic, në një deklaratë me shkrim lidhur me situatën aktuale në qytetin Idlib të Sirisë, janë shprehur se i bëjnë thirrje të gjitha palëve që të hedhin hapat e nevojshëm për lehtësimin e dërgesave të ndihmave humanitare dhe gjithashtu kërkuan që të zbatohen ligjet ndërkombëtare kryesisht në mbrojtjen e civilëve.
Me intensifikimin e operacioneve ushtarake në Idlib janë vrarë pa dallim qindra civilë, theksohet në deklaratë, ku nënvizohet se sulmet kanë patur në objektivin e tyre rajonet me civilë, spitalet dhe qendrat ku strehohen njerëz të zhvendosur nga vendet e tyre.
– “Në dy muaj kanë braktisur shtëpitë e tyre 500 mijë njerëz”
Në deklaratë rikujtohet se vetëm në dy muajt e fundit kanë mbetur të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre 500 mijë njerëz dhe se personat në fjalë për shkak të kushteve të vështira të motit kanë mungesë për strehimore, ushqime dhe shërbime shëndetësore.
Shpeshherë po përjetohen situata ku shkelet në mënyrë të rëndë ligji ndërkombëtar humanitar thuhet në deklaratën ku bëhet thirrje për ndalimin e të gjitha sulmeve kundrejt civilëve në qytetin Idlib.
“Dhimbja e madhe me të cilën po përballet popullata civile në veriperëndim të Sirisë është e papranueshme. BE përsëri thekson se zgjidhja ushtarake nuk është mënyra për zgjidhjen e problemit sirian”, thuhet ndër të tjera deklaratë ku rikonfirmohet mbështetja e dhënë për procesin politik që zhvillohet nën praninë e Kombeve të Bashkuara (OKB).
– Nuk u zbatuan marrëveshjet e Astanas dhe Soçit
Idlibi në veriperëndim të Sirisë, pothuajse që nga fillimi i luftës së brendshme ka qenë në cilësinë e kështjellës për opozitarët. Në mars të vitit 2015, opozitarët vendosën kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të brendshme të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më shpesh sulmohet nga forcat e regjimit.
Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Halep), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.
Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë duke shkelur armëpushimin, përveç Idlibit morën nën kontroll zonat tjera të mbetura nga 4 rajonet për të cilët ishte vendosur që të ruhej situata e tyre. Si pasojë e sulmeve, qindra mijëra civilë u zhvendosën në veri në pjesët pranë kufirit me Turqinë.
Që nga marrëveshja e Soçit më 17 shtator 2018 e deri më tani në sulmet e ndërmarr në Idlib nga regjimi dhe mbështetësit e tij kanë humbur jetën më shumë se 1.800 civilë. Ndërsa numri i të zhvendosurve në afërsi të kufirit me Turqinë që nga janari 2019 e deri më tani ka arritur në 1 milion e 677 mijë.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...