Këshilli i BE-së ka publikuar një deklaratë lidhur me situatën e fundit në qytetin Idlib të Sirisë ku i bën thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë menjëherë konfliktet e armatosura.
Bashkimi Evropian (BE) ka theksuar se janë të papranueshme sulmet ushtarake të ndërmarra në Idlib nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij dhe i ka bërë thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë menjëherë konfliktet e armatosura.
Këshilli i BE-së ka publikuar një deklaratë lidhur me situatën e fundit në qytetin Idlib të Sirisë ku i bën thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë menjëherë konfliktet e armatosura.
“Sulmi i ri ushtarak në Idlib nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij shkakton dhimbje të mëdha njerëzore dhe janë të papranueshme”, thuhet në deklaratë.
Ndër të tjera në deklaratë, nga të gjitha palët kërkohet që t’i përmbahen ligjeve ndërkombëtare si dhe të lejohen pa pengesë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ndihmat humanitare për personat në nevojë.
BE përsërit mbështetjen e saj për procesin politik të zhvilluar në prani të Kombeve të Bashkuara (OKB) thuhet në deklaratën në të cilën i bëhet thirrje të gjitha palëve për sigurimin e armëpushimit të vazhdueshëm, mbrojtjen e civilëve dhe zbatimin e plotë të angazhimeve në kuadrin e marrëveshjes së Soçit.
Ndër të tjera në deklaratë kërkohet që situata në Siri të referohet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale./aa/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...