Google ADS

BE bën thirrje për bisedime paqësore në Lindjen e Mesme

16:45 | 6 Janar 2020
Arbresh Info

Borell përmes një kumtese ka theksuar nevojën e zgjidhjes politike, duke theksuar se përgjigjet ushtarake mund vetëm të çojnë në më shumë dhunë dhe vuajtje njerëzore

Bashkimi Evropian (BE) vlerëson se multilateralizmi dhe bisedimet paqësore duhet të mbizotërojnë për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borell, përmes një kumtese ka theksuar nevojën e zgjidhjes politike, duke theksuar se përgjigjet ushtarake mund vetëm të çojnë në më shumë dhunë dhe vuajtje njerëzore.

Borrell ka shprehur keqardhjen e tij të thellë për vendimin e Iranit për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Ai theksoi se zbatimi i marrëveshjes bërthamore të Iranit tani ishte më e rëndësishme se kurrë për sigurinë rajonale dhe globale, si dhe konfirmoi se BE do të vazhdojë të mbështetet në procesin e verifikimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Në ndërkohë, zëdhënësi i Komisionit Evropian për siguri dhe politikë të jashtme, Peter Stano, të hënën konfirmoi se ftesa e BE-së për Ministrin e Jashtëm të Iranit Javad Zarif në Bruksel është ende e vlefshme.

Borrell zhvilloi një bisedë telefonike me Zarifin gjatë fundjavës dhe e ftoi atë në Bruksel për të diskutuar deeskalimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Sipas zëdhënësit, BE shpreson se Zarif do të pranojë ftesën në ditët në vijim. Stano gjithashtu tha se dy palët janë të interesuara për të vazhduar angazhimin e ndërsjellë./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme