Transmetuesi britanik, BBC, nis sot një kanal radioje për Sudanin – vendin që është përfshirë nga luftimet mes forcave rivale ushtarake që nga 15 prilli.
Kanali do të transmetojë program në gjuhën arabe dy herë në ditë, për tre muaj, duke ofruar lajme dhe informacione për njerëzit në konflikt.
Ai do të përfshijë rrëfime të dëshmitarëve okularë, lajme rreth përpjekjeve diplomatike për t’iu dhënë fund luftimeve, si dhe do të ndihmojë për të luftuar dezinformatat, tha BBC-ja.
Ky hap është “vendimtar në një kohë të pasigurisë së madhe”, tha drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie.
Programi do të transmetohet drejtpërdrejt nga Londra, me të dhëna dhe analiza nga ekipet në Aman dhe në Kajro.
Mbi 500 njerëz janë raportuar të vrarë në Sudan, prej se forcat ushtarake rivale kanë nisur luftën për pushtet, më shumë se dy javë më parë.
Në njërën anë të konfliktit është gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, president i Qeverisë ushtarake të Sudanit dhe udhëheqës i ushtrisë, ndërsa kundërshtar i tij është gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, nënkryetar i Sudanit, i cili mbikëqyr grupin paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.
Tensionet mes tyre kanë të bëjnë me transferimin e pushtetit tek një autoritet civil dhe me integrimin e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në ushtri./rel
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare