Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë zv. Kryeministrja e Shqipërisë, njëherësh ministrjae Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me mundësinë e stërvitjes së trupave ukrainase në bazën e NATO-s në Kuçove.
Zv. Kryeministrja Balluku theksoi se, “Baza ajrorë e Kuçovës është një aset i ndërtuar në Republikës e Shqipërisë por është një aset që i përket Aleancës së Atlantikut. Padyshim në koordinim të plotë me NATO-n, nëse do të shikohet e nevojshme mbi të gjitha dhe e arsyeshme, do jemi të gatshëm që ti mbështesim ti mbështesim dhe ti bëjmë trajnimin e ushtarakëve ukrainas”.
Ndërsa për sa i përket kapaciteteve, theksoi Balluku, “ju sigurojë se baza e Kuçovës përmbush të gjitha kapacitetet dhe të gjitha kushtet moderne të të gjitha bazave të tjera të NATO-s”.
Gjithashtu Zv. Kryeministrja ka prezantuar vendimet e marra sot në mbledhjen e përjavshme të qeverisë.
Ajo bëri me dije se do të ketë një marrëveshje me Gjermaninë për rindërtimin e ndërtesave publike.
“Sot kemi marrë një vendim për spitalet dhe klinikat mjekësore. Është propozuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ajo që do të përfitojë është dhe zgjatja e jetëgjatësisë së objekteve. Është miratuar një marrëveshje mes qeverisë dhe GIZ-it për furnizim me ujë, është një marrëveshje që i ofron këtij sektori 1.5 milion euro.
Tjetër marrëveshje ka qenë ajo mes Këshillit të Ministrave dhe fondit shqiptar të Zhvillimit për ndërtesat e vjetra. Është një marrëveshje e rëndësishme pasi do të ndikojë në ndërtimin e shkollave të shkatërruar nga tërmeti i vitit 2019. Do të akordohen 3.5 milionë euro dhe do të ketë shërbime inxhinierie për të gjitha objektet që do të përfshihen në këtë marrëveshje.
Tjetër pikë e rëndësishme është përmirësimi i VKM-së për miratimin rregullave të energjisë elektrike që nuk janë objekt koncesioni. Kemi vendosur të lehtësojmë këto procese duke dhënë aplikime pr të pasur një kohë paraprake për studime./rtsh.al/
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...