“Bayraktari” shkatërron anijen që përdori Putini

20:03 | 10 Maj 2022
KRG

Ukraina ka shkatërruar anijen “speciale” që Vladimir Putin përdori për të inspektuar flotën detare në Sevastopol dhe Shën Petersburg.

Në videon e publikuar nga ushtria e Ukrainës pretendohet se droni Bayraktar TB2 ka goditur anijen e tipit “Raptor” pranë ishullit të “Gjarpërinjve” duke e shkatërruar atë.

Po ashtu, Putin përdori një anije të tillë për të mbajtur një fjalim edhe gjatë paradës ushtarake.

Ushtria ukrainase pretendon se ka shkatërruar edhe një anije të tipit “Serna” duke e goditur atë me një sistem raketash tokë-ajër./A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme