Autoritetet në Gjermani dhe Itali shkatërruan një klan të mafias Ndrangheta të martën, duke arrestuar dhjetëra të dyshuar dhe duke konfiskuar miliona euro në prona, raportoi Deutsche Welle.
Në Gjermani, 11 persona të moshës 36 dhe 41 vjeç u arrestuan në shtetet e Bavarisë, Hesse, North Rhine Westphalia dhe Baden-Württemberg, thuhet në një deklaratë të Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA), transmeton portali arbresh.info
Autoritetet gjermane thanë se burrat ishin të dyshuar për shantazh dhe pastrim parash dhe se arrestimet u kryen me kërkesë të autoriteteve italiane.
BKA shtoi se policia anti-mafia në Itali arrestoi 160 persona të tjerë në operacionin e përbashkët. Autoritetet italiane thanë se gjithashtu morën rreth 50 milionë euro në vlerë të pronës.
Lista e akuzave me të cilat ballafaqohen të dyshuarit në Itali varion nga vrasja në tentativë deri në posedim ilegal të armëve të zjarrit në transportin ilegal të mbeturinave./Arbresh.info/
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...
Ekspozimi ndaj dritës blu gjatë natës rrit rrezikun e zhvill...