Demokrati Andy Beshear shpalli fitoren në shtetin federal Kentucky në garën guvernatoriale ndaj guvernatorit aktual Matt Bevin, një aleat republikan i presidentit të SHBA-së Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Bevin për shkak të “parregullsive” refuzoi të pranonte “çfarëdo tendosje”, duke e quajtur atë një “garë shumë të ngushtë”.
“Ne duam që të ndjekim procesin i cili është në vijim”, tha ai gjatë fjalimit në natën e zgjedhjeve të martën, pa hyrë në detaje.
Bevin nuk arriti të kalojë prokurorin e përgjithshëm nga radhët e demokratëve, Andy Beshear pasi të gjitha zonat raportuan rezultatin 49.2 për qind (711.955 vota) me 48.9 për qind (707.297 vota) në një kohë kur kandidati libertarian John Hicks mori 28.475 vota ose 2 për qind.
“Pritja ime është që ai (Bevin) të pranojë zgjedhjet që u mbajtën sonte”, tha Beshear në një fjalim para mbështetësve të tij.
Nata e zgjedhjeve historike gjithashtu tregoi një fitore të lehtë të republikanëve në një tjetër bastion të tyre – Mississippi, përkundër sfidës së fortë të demokratëve, ndërsa zgjodhën prokurorin e parë me ngjyrë të Kentucky-t, Daniel Cameron.
Mississippi zgjodhi Tate Reeves guvernatorin e ardhshëm të shtetit, në vend të prokurorit të përgjithshëm demokrat Jim Hood.
Në vitin 2016, Trump kryesoi në Mississippi me rreth 17 pikë ndërsa në Kentucky me rreth 30 pikë.
Cameron hyri në histori si afro-amerikani i parë që u zgjodh si prokurori i përgjithshëm i Kentucky-t dhe republikani i parë që mori postin në më shumë se 70 vjet.
Duke patur parasysh pesë fitore nga gjashtë garat në Kentucky, republikanët nuk pritet të ndryshojnë bindjet në garën presidenciale të vitit 2020.
Demokratët gjithashtu arritën të marrin kontrollin e plotë në shtetin federal të Virxhinias, e cila konsiderohet një “fushë betejë” presidenciale për herë të parë pas 26 vitesh.
Trump humbi Virxhinian në vitin 2016.
Në një natë të këndshme për demokratët, senatorja e zgjedhur Ghazala Hashmi u bë gruaja e parë muslimano-amerikane që shërbeu në Senat ndërsa Danica Roem, e cila hyri në histori në 2017 si personi i parë hapur transgjinor i zgjedhur në Dhomën e Delegatëve të Virxhinias.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...