Rreth 175 mijë njerëz morën pjesë në zinxhirin njerëzor të organizuar nga rajonet baske për të kërkuar një referendum mbi shkëputjen nga Spanja.
Nisma ka arritur shifra rekord, duke pasur parasysh se “gjarpri” ka tejkaluar 200 kilometra gjatësi mes San Sebastian, Bilbao dhe Vitoria. Përveç separatistëve baskë, një grup i madh aktivistësh katalanas morën pjesë në demonstratën e promovuar nga shoqata Gure Esku Dago.
Ngjashëm me situatën në Katalonjë, qeveria spanjolle ka deklaruar se çdo referendum do të ishte i paligjshëm. Neni 2 i kushtetutës spanjolle flet për unitetin e pandryshueshëm të kombit spanjoll, dhe një përpjekje për mbajtjen e referendumit për pavarësi në Katalonjë, vitin e shkuar, u pasua nga një reagim i ashpër i qeverisë qendrore, e cila mori në duar kontrollin e rajonit.
Ish-kryeministri Mariano Rahoi, që më herët është kritikuar për mënyrën se si e menaxhoi krizën katalane, u rrëzua nga posti pas një mocioni mosbesimi në parlament më 1 qershor.
Mocioni i iniciuar nga lideri socialist Pedro Sanchez, u mbështet nga deputetët baskë dhe katalanë. Tani kryeministër, Sanchez ka lënë të kuptohet se do të donte të amendonte kushtetutën për t’i garantuar rajoneve autonome më shumë fuqi./gsh/
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...