Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas falenderoi europianët për kontributin e tyre në ribashkimin gjerman, ndërsa bëri gjithashtu thirrje për më shumë solidaritet midis kombeve europiane, në editorialin e botuar sot në 26 vende europiane.
Më 9 nëntor Gjermania përkujton 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, gjë që i dha shtysë procesit që çoi në ribashkimin e shteteve të mëparshme të Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore, më 3 tetor 1990.
“Bashkimi i Gjermanisë ishte një dhuratë nga Europa për Gjermaninë”, shkruan Maas në editorial.
“Dhe kjo ndodhi në fund të një shekulli, në të cilin Gjermania shkaktoi vuajtje të paimagjinueshme në këtë kontinent,” shtoi ai.
“Vjeshta e vitit 1989 tregoi se çfarë mund të bëjë Europa kur mendon përtej kufijve kombëtarë, por njëkohësisht kriza e euros, Brexit-it dhe mosmarrëveshjet mbi refugjatët kanë krijuar përçarje të reja”, shkruan ai.
”Europa mund t’i mbijetojë sfidave globale si globalizimi dhe ndryshimi i klimës, vetëm duke qëndruar e bashkuar”, thekson ministri i Jashtëm gjerman.
I dënuar me 35 vite burg për vrasje, Llanaj izolohet sërish ...
Krasniqi: Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë ma...
Elmedin Rama kalon te skuadra çeke Pardubice
Vdes këmbësori që u godit nga vetura të dielën në Prizren
Ambasada e SHBA-së, thirrje për masa aktive në parandalimin ...
Abdixhiku: 124 është numri ynë, 9 shkurti është fitorja jonë