Bashkimi Evropian ka reaguar kundër gjuajtjes së forcave izraelite më armë zjarri ndaj palestinezëve të cilët marrin pjesë në protesta paqësore në Gaza.
Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini thuhet se “Dje si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga forcat izraelite, kanë humbur jetën të paktën 9 palestinezë, në mesin e të cilëve edhe një gazetar dhe një fëmijë ndërsa janë plagosur qindra persona. Kjo vë në pikëpyetje serioze përdorimin e forcës proporcionale nga Izraeli dhe kjo nuk duhet të injorohet”.
BE-ja shpreh pikëllim të madh për humbjet e jetëve të shumë personave gjatë protestave, duke uruar shërim sa më të shpejtë për të gjithë të plagosurit.
Në deklaratë po ashtu u bëhet thirrje të gjithë përgjegjësve për arritjen e ndihmave mjekësore për personat në nevojë dhe ritheksohet thirrja e BE-së për vetëpërmbajtje në mënyrë që të pengohet rritja e tensioneve dhe humbjes së jetëve duke shtuar se BE është e gatshme të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme.
Forcat izraelite në protestat e mbajtura dje në kuadër të ‘Marshimit i Kthimit të Madh’ vranë 10 persona dhe numri i të rënëve nga ushtarët izraelitë që nga 30 marsi e deri më tani është rritur në 31, gjithashtu janë plagosur 1,354 palestinezë nga të cilët 33 janë në gjendje të rëndë. /Telegrafi/
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...