Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit për katër media të lidhura me Rusinë, në bllokun evropian. Vendimi u mor pavarësisht një paralajmërimi nga Moska se çdo veprim i tillë do të shkaktonte kundërpërgjigje të shpejtë.
Mediat që u ndaluan janë ‘Zëri i Evropës’, agjencia e lajmeve ‘RIA Novosti’ dhe gazetat ‘Izvestia’ dhe ‘Rossiyskaya Gazeta’, me arsyetimin se ato “kanë luajtur rol thelbësor në mbështetjen e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Këshilli Evropian në një deklaratë.
Vendimi është pjesë e raundit të 14-të të planifikuar të sanksioneve kundër Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë, që filloi në vitin 2022. Blloku evropian ka sanksionuar më parë mediat tjera shtetërore ruse ‘Russia Today’ dhe ‘Sputnik’.
BE-ja kishte paralajmëruar për masën në fillim të kësaj jave, duke bërë që zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova të paralajmëronte: “Ne do të përgjigjemi me shpejtësi rrufeje dhe me pasoja jashtëzakonisht të rënda për perëndimorët”. Nuk ishte e qartë se si do të kundërpërgjigjet Moska.
Në një intervistë me gazetën ‘Izvestia’, kreu i departamentit ndërkombëtar të Sindikatës Ruse të Gazetarëve (RUJ) e quajti ndalimin e BE-së ‘të paligjshëm’ dhe tha se çështja duhej të ishte vendosur nga një gjykatë.
Timur Shafir tha se ndalimi do të parandalonte rusishtfolësit që jetonin në pjesë të Evropës, që dikur kanë qenë nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik, të kenë qasje në atë që ai e quajti ‘informacion alternativ’ mbi ngjarjet botërore./voa
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...