Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë miratimin përfundimtar, për largimin e Britanisë së Madhe, duke i hapur rrugën daljes së vendit nga blloku më 31 janar.
Njëzeteshtatë vendet e mbetura të Bashkimit Evropian miratuan marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë përmes një procedure të shkruar, tha Këshilli Evropian më 30 janar, një ditë pasi Parlamenti Evropian votoi me shumicë dërrmuese në favor të marrëveshjes.
Dalja e Britanisë së Madhe nga blloku, do të hyjë në fuqi më 31 janar në mesnatë.
Tani, pritet të zhvillohen negociatat për bashkëpunimin e Britanisë së Madhe me BE-në, në të ardhmen, shkruan REL.
Londra po kërkon arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse tregtare brenda 11 muajve.
Britania e Madhe është vendi i parë që po largohet nga blloku politik dhe ekonomik, 47 vite pas anëtarësimit.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor