Google ADS

Bashkimi Evropian mbështet autonominë e Hong Kongut

16:39 | 1 Korrik 2020
Arbresh.info

Bashkimi Evropian (BE) i bëri thirrje Kinës që të mos minojë autonominë e Hong Kongut ndërsa vlerëson pasojat diplomatike të ligjit të ri të sigurisë, tha shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Borrell shprehu dyshime në lidhje me përputhshmërinë e ligjit të sigurisë, i miratuar kohët e fundit me Ligjin Themelor të Hong Kongut, si dhe angazhimet ndërkombëtare të Kinës.

“Bashkimi Evropian është i shqetësuar se ligji rrezikon seriozisht të minojë në shkallë të lartë autonominë e Hong Kongut dhe të ketë një efekt të dëmshëm për pavarësinë e gjyqësorit dhe sundimit të ligjit”, shtoi ai.

Blloku gjithashtu “i kërkon Kinës të shmangë çdo veprim që minon autonominë e Hong Kongut në fushën juridike, përfshirë edhe atë në aspektin e të drejtave të njeriut”.

BE tani “po vlerëson implikimet e një ligji të tillë”, por do të vazhdojë dialogun me Kinën, theksoi Borrell.

BE po përgatit një përgjigje të koordinuar ndaj ligjit kinez, tha të martën Ursula von der Leyen, kryetarja e Komisionit Evropian, duke shtuar se blloku evropian tashmë ka paralajmëruar vendin aziatik për “pasoja shumë negative”.

Kina miratoi të martën ligjin e sigurisë kombëtare për Hong Kongun për të shtuar praninë në rajonin gjysmë-autonom pas protestave disamujore vitin e kaluar.

Ligji i ri i sigurisë për Hong Kongun ndalon aktet e shkëputjes, shkatërrimit, terrorizmit dhe marrëveshjet me forcat e huaja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme