Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të mblidhen në një takim në Bruksel për t’i ulur tensionet e rritura së voni mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe ta bindin Iranin për të qëndruar pjesë e marrëveshjes së vitit 2015 për armët bërthamore, pavarësisht tërheqjes së ShBA-së dhe zbatimit të sanksioneve.
Gjatë takimit të së hënës në Bruksel, ministrat e jashtëm pritet që gjithashtu t’i japin mbështetje sistemit tregtar me Iranin pa u prekur nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara.
Ministri i jashtëm britanik, Jeremy Hunt, tha se ende ka kohë për ta ruajtur marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe fuqive të mëdha. Ai shtoi se ndonëse Uashingtoni është aleati më i ngushtë i Londrës, Britania nuk pajtohet me mënyrën që ShBA-ja ka zgjedhur për ta trajtuar krizën me Iranin.
“Irani është një vit larg zhvillimit të bombës bërthamore. Ende ekziston një dritare e vogël për ta mbajtur të gjallë marrëveshjen, por ajo është duke u mbyllur”, tha Hunt para fillimit të këtij takimi.
Para takimit të ministrave në Bruksel, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, përsëriti se vendi i tij është i gatshëm të zhvillojë negociata me Shtetet e Bashkuara, nëse Uashingtoni i ndërpret sanksionet ekonomike.
Sidoqoftë, sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, e refuzoi ofertën e presidentit iranian, duke thënë se ky propozim është i njëjti me atë që ia kishte dhënë Barack Obamas disa vjet më parë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...