Bashkia e Parisit do të hapë dyert e saj për të pastrehët këtë dimër në kuadër të një plani për përdorimin e ndërtesave publike si streha emergjente.
Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiakja socialiste e kryeqytetit francez, Anne Hidalgo, e cila edhe ka nënvizuar se rreth 3 mijë vendqëndrime gjatë natës në të gjithë Parisin. Disa minibashki të qytetit, të majta apo të djathta, kanë pranuar të hapin dyert gjatë natës – tha ajo.
Edhe godina ku vetë ajo punon, një ndërtesë e shekullit të 19 në qendër të Parisit, do të hapë një strehë për femrat që do të presë të paktën 50 vetë ose 100 në netët me temperatura si jo zakonisht të ulëta.
Atje, të pastrehëve do tu ofrohet një krevat i ngrohtë dhe ushqim. “Bashkia e Parisit duhej të japë shembullin e saj dhe të tregojë se është e mundur të sistemohen të pastrehët kudo, madje edhe në pallatet historike”, tha Hidalgo./tch/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...