Bashkëthemeluesi i Reddit, Alexis Ohanian ka dhënë dorëheqje nga bordi i firmës dhe ka kërkuar nga kompania që ta zëvendësojë atë me një kandidat me ngjyrë.
Sipërmarrësi i teknologjisë gjithashtu është zotuar të përdorë fitimet e ardhshme në aksionet e tij Reddit për “t’i shërbyer komunitetit të zi”, transmeton portali arbresh.info.
Në një seri postimesh, ai tha se po bënte atë “si baba i cili duhet të jetë në gjendje t’i përgjigjet vajzës së tij me ngjyrë kur pyet: ‘Çfarë ke bërë ti?’”
Kjo vjen pas disa ditëve të protestave kundër brutalitetit policor dhe pabarazisë racore.
Ohanian, i cili është i martuar me kampionen e tenisit Serena Williams, tha se do të dhurojë një milion dollarë për kampin “Knoë Your Rights”, një organizatë jo-fitimprurëse e nisur nga ish qendërmbrojtësi i NFL Colin Kaepernick.
“Unë besoj se dorëheqja në të vërtetë mund të jetë një akt udhëheqjeje nga njerëzit në pushtet tani,” tha ai në një video. “Të gjithëve që luftojnë për të rregulluar kombin tonë të prishur: mos u ndalni”.
Ohanian themeloi faqen e mediave sociale Reddit 15 vjet më parë me shokët e tij të kolegjit Aaron Swartz dhe Steve Huffman.
Ai u tërhoq nga detyrat ditore në 2018, por ka mbajtur një vend në bordin e kompanisë deri më tani.
Reddit promovoi vitin e kaluar anëtaren e saj të parë të bordit, Porter Gale./arbresh.info/
— Alexis Ohanian Sr. ? (@alexisohanian) June 5, 2020
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...