Organizimi i ceremonisë mortore të Helmut Kohl ka ngjallur tensione mes autoriteteve gjermane dhe familjes, sipas medias gjermane. Sipas të përjavshmes gjermane “Spiegel”, bashkëshortja e tij ka kundërshtuar një homazh nga Angela Merkel.
“Maike Kohl-Richter, bashkëshortja e dytë e ish-kancelarit (1982-1998) kërkon që vetëm të ftuarit e huaj mund të mbajnë një fjalim gjatë një ceremonie evropiane solemne parashikuar më 1 korrik në Parlamentin Evropian në Strasburg në Francë”, konfirmoi sot e përjavshmja gjermane “Spiegel”.
Angela Merkel, të cilën Helmut Kohl e mbështeti për fillimin e karrierës politike duke i besuar portofola ministrore pas Ribashkimit, ishte shkëputur politikisht me ish-mentorin e saj gjatë skandalit të kutive të zeza të Unionit Kristian Demokrat (CDU) dhe mori drejtimin e partisë, drejtuar për shumë kohë nga Kohl në vitin 2000.
Mes të ftuarve, bashkëshortja e “babait të ribashkimit” gjerman kërkon që kryeministri hungarez, Viktor Orban, një prej zyrtarëve të fundit politik që u takua me Helmut Kohl dhe një kundërshtar i politikës për pritjen e refugjatëve të Angela Merkel, të mund të shprehet.
“Në fund, Maike Kohl-Richter, e bindur nga të afërmit që kjo mund të shkaktonte një skandal ka ndryshuar mendim”, vijon e përjavshmja.
Media gjermane zbulon të tjera burime tensioni. Helmut Kohl nuk do të varroset në varrezën familjare në Ludëigshafen (perëndim) por, në një varrezë në Spire, pranë katedrales së këtij qyteti të Rhenanie-Palatinat, ku një ceremoni fetare është parashikuar më 1 korrik, pas homazhit në Parlamentin Evropian.
Në varrezën e Ludëigshafen prehen prindërit e tij dhe bashkëshortja e parë, Hannelore, e cila vrau veten në vitin 2001. Sipas një prej të afërmve të tij, ish-kryeredaktori i të përditshmes “Bild” Kai Diekmann, ai kishte vendosur të varrosej në Spire në fund të verës të vitit 2015 kur gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.
“Maike Kohl-Richter, 34 vjeç, djali i vogël, ishte akuzuar se kishte shtyrë Helmut Kohl, shumë të rënë fizikisht këto vitet e fundit, t’i largohej pjesës tjetër të familjes dhe të afërmve”, sipas shtypit. Një prej dy djemve që kishte pasur nga lidhja 40-vjeçare me Hannelore, Ëalter Kohl, ka theksuar se kishte mësuar për vdekjen e babait të tij në radio. Ai nuk kishte pasur asnjë kontakt me të që prej disa vitesh, ashtu si vëllai i tij Peter dhe nipërit e ish-drejtuesit.
Në një libër shumë të lexuar në Gjermani, Ëalter Kohl kishte paraqitur portretin e një babai të munguar dhe të plotfuqishëm, pak të interesuar për jetën familjare.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%