Bashkëpunimi BE-NATO: Këshilli mirëpret përparimin e arritur

13:15 | 19 Qershor 2017
arbresh.info

Këshilli i Bashkimit Evropian ka mirëpritur përparimin e arritur sa i përket bashkëpunimit të Bashkimit Evropian me NATO-n, shkruan arbresh.info.

Më poshtë ju sjellim konkluzionet e Këshillit mbi Raportin e Progresit për zbatimin e grupit të përbashkët të propozimeve të miratuara nga ministrat e BE dhe NATO më 6 dhjetor 2016:

  1. Këshilli përkujton konkluzionet e tij të 6 dhjetorit 2016 mbi Zbatimin e Deklaratës së Përbashkët nga Presidenti i Këshillit Evropian, Presidenti i Komisionit Europian dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (15283/16).
  2. Këshilli mirëpret përparimin e bërë në zbatimin e grupeve të përbashkëta të propozimeve (42 veprime) dhe në këtë aspekt pranon raportin e paraqitur bashkërisht nga Përfaqësuesja e Lartë / Nënkryetari / Shefi i Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në përputhje me paragrafin 9 të Konkluzioneve të Këshillit të datës 6 dhjetor 2016.
  3. Këshilli bën thirrje për progres të vazhdueshëm në zbatimin e grupit të përbashkët të propozimeve dhe mirëpret marrjen e raportit të ardhshëm, duke përfshirë sugjerimet e mundshme për bashkëpunimin e ardhshëm, në dhjetor 2017.
  4. Këshilli riafirmon që bashkëpunimi BE-NATO do të vazhdojë të zhvillohet në frymën e hapjes dhe transparencës së plotë, në respekt të plotë të autonomisë vendimmarrëse dhe procedurave të të dy organizatave dhe në bashkëpunim të ngushtë me dhe përfshirjen e plotë të Shteteve Anëtare. Ai do të bazohet në parimet e përfshirjes dhe reciprocitetit pa paragjykuar karakterin specifik të politikës së sigurisë dhe mbrojtjes të çdo Shteti Anëtar. Këshilli kujton se bashkëpunimi i NATO-s me shtetet anëtare të BE-së jo-NATO është një pjesë integrale e bashkëpunimit BE-NATO dhe në këtë drejtim, Këshilli mirëpret kontributin pozitiv të vendeve anëtare të BE-së jo-NATO në aktivitetet e NATO-s. Aktivitete të tilla janë pjesë integrale e bashkëpunimit BE-NATO dhe Këshilli mbështet me forcë vazhdimin e tyre.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme