Një ish-bashkëpunëtor nazist, tashmë 95 vjeç, i cili ka shërbyer si roje i një kampi përqëndrimi, si pjesë e famëkeqes SS gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka mbërritur në Gjermani pas një beteje të gjatë kundër deportimit nga Shtetet e Bashkuara.
Jakiw Palij ka qenë një qytetar pa shtetësi, që kur një gjykatës federal i revokoi atij nënshtetësinë amerikane në vitin 2003. Prej vitesh, Gjermania ka refuzuar ta pranojë atë, kjo për shkak se ish-bashkëpunëtori nazist nuk ka pasur kurrë nënshtetësinë gjermane.
Pasi mbërriti në Dyseldorf, ai u dërgua në një shtëpi përkujdesjeje ndaj të moshuarve, sipas asaj që bëjnë të ditur mediet gjermane. Ambasadori i Amerikës në Berlin, Richard Grenell lavdëroi “lidershipin e vendosur” të qeverisë së re gjermane dhe të presidentit Donald Trump, në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Autoritetet besojnë se Palij ka qenë bashkëpunëtori i fundit i gjallë nazist që jetonte në SHBA, ndërkohë që rezidenca e tij në zonën “Queens” të qytetit të Nju Jorkut është bërë shpesh shënjestër e protestave nga banorë të tjerë të zonës.
Palij thuhet të jetë lindur në një zonë të Polonisë, e cila në ditët e sotme i përket Ukrainës. Në vitin 1943, ai iu bashkua kampit stërvitor të SS-ve “Trawniki” në Poloninë e pushtuar nga nazistët. “Trawniki” ka qenë i njohur për keq për shkak se aty stërviteshin mijëra civilë nga zonat e pushtuara, të cilët më pas u bënë pjesë aktive e SS-së, sikurse edhe rojet e kampeve të vdekjes në Sobibor, Treblinka dhe Belzec./tch/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...