Bashar Assad me familje gjendet ende në Siri

23:50 | 10 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti sirian Bashar Assad me familjen e tij nuk ka lënë vendin, të paktën kështu thotë portali rus i lajmeve Sputnik.

Disa media të bazuara në Lindjen e Mesme kanë raportuar për evakuimin e supozuar të udhëheqësit sirian dhe të gjithë të afërmve të tij në Teheran, nga frika e veprimeve ushtarake nga shtetet perëndimore kundër Sirisë, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, një burim i afërt me këtë çështje ka thënë: “Këto raporte janë krejtësisht të gabuara”.

Ndërkohë, ushtria amerikane thuhet se po zhvillon disa opsione për goditjen e Sirisë pas një sulmi të dyshuar kimik kundër civilëve në qytetin e Doumës.

The Washington Examiner ka raportuar më parë, duke cituar burimet e Pentagonit se kishte disa plane të mundshme për një reagim të veprimeve ushtarake në Siri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme