Kushtet për një marrëveshje post-Brexit mes BE-së dhe Britanisë së Madhe nuk janë përmbushur për shkak të mosmarrëveshjeve të konsiderueshme, pavarësisht një jave diskutimesh intensive në Londër, njoftoi sot negociatori evropian, Michel Barnier në Twitter.
“Negociatorët kanë rënë dakord të bëjnë një pushim në diskutime”, theksoi ai.
“Kryeministri Britanik, Boris Johnson dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të “bëjnë një vlerësim” të diskutimeve të shtunën pasdite”, shtoi ai.
“Negociatat mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian për arritjen e një marrëveshjeje tregtare post-Brexit ndodhen në një moment të vështirë”, theksoi sot Downing Street.
“Mbetet dhe shumë pak kohë. Ne jemi në një moment të vështirë të negociatave”, deklaroi për shtypin zëdhënësi i kryeministrit, Boris Johnson duke paralajmëruar se Londra nuk parashikon të pranojë një marrëveshje që nuk respekton parimet themelore të sovranitetit.
Më herët zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel theksoi se Bashkimi Evropian, presidenca e radhës të të cilit mbahet nga Gjermania deri në fund të dhjetorit, është gati të arrijë një marrëveshje tregtare me Britaninë e Madhe për Brexit, por jo me çdo çmim.
“Koha kalon”, deklaroi ai ndërkohë që periudha e tranzicionit post-Brexit përfundon pas katër javësh dhe ne duhet të përgatitemi për të gjitha skenaret, gjithashtu edhe për mundësinë e mosarritjes së një marrëveshjeje./ATSh/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...