Barnier: Britania e Madhe rrezikon krizë financiare

19:37 | 26 Prill 2018
Trina Galanxhi

Britania e Madhe duhet të qëndrojë shumë pranë rregulloreve financiare të BE-së pas Brexit ose do të rrezikojë të përjetojë krizë financiare, ka deklaruar shefi i BE-së për Brexit, Michael Barnier.

Duke folur për një audiencë të industrisë së financave në Sofje, Barnier paralajmëroi që Britania e Madhe nuk “duhet të ketë kujtesë të shkurtër” dhe duhet të qëndrojë pranë rregullave të dakorduara pas krizës për të shmangur paketën e ndihmës të financuar nga taksapaguesit, transmeton portali arbresh.info

Barnier ka përjashtuar qasjen në BE nëpërmjet një marrëveshjeje të tregtisë së lirë për firmat financiare me bazë në Britani të Madhe, duke thënë se qasja e tregut e BE-së për firmat me bazë në Britani të Madhe duhet të jetë nëpërmjet kuadrit të ekuivalencës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme